Analisti politik Dardan Sejdiu, ka thënë se Albin Kurti, ka pushtet të plotë mbi anëtarët në Lëvizjen Vetëvendosje.
Sejdiu tha në Rubikon në Klan Kosova se Kurti e ka “instrumentalizuar secilin që është angazhuar politikisht në Vetëvendosje”.
“Albulena Haxhiu çka është? Momentin që ka dashur që t’i nënshtrohemi edhe metodës edhe mendimit të tij, ne së bashku edhe me 100 aktivistë kemi dal. S’kemi ndejtë për t’u nënshtruar” deklaroi Sejdiu në Klan Kosova.
Derisa për anëtarët e VV-së janë të nënshtruar ndaj Kurtit.
“Që të gjithë janë të nënshtruar, pa përjashtim. Asnjëri nga ta mendim s’ka”, theksoi ai.
Sipas tij, kjo bllokadë politike në Kosovë do të vazhdojë deri në prill të vitit të ardhshëm.