Dështon Sërish Konstituimi i Kuvendit: Edhe Përpjekja e 22-të Pa Kuorum

by engel

Kuvendi i Republikës së Kosovës dështoi të konstituohet edhe në mbledhjen e tij të 22-të, e cila u mbajt sot nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari. Edhe pse seanca vazhdoi punimet me pikën e rendit të ditës “krijimi i komisionit zgjedhor” për administrimin e votimit të fshehtë, ky komision nuk u arrit të formohet për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej 50%+1.

Në votimin për krijimin e komisionit morën pjesë 55 deputetë, ku 54 votuan pro, 1 kundër dhe 0 abstenime. Edhe pse numri i votave pro ishte i lartë në raport me numrin e deputetëve të pranishëm, mungesa e kuorumit të përgjithshëm e bëri të pavlefshme këtë përpjekje.

banner

Kjo situatë vijon pasi subjektet politike LDK, PDK, AAK-NISMA dhe Lista Srpska nuk kanë propozuar asnjë deputet për anëtarë të komisionit zgjedhor dhe nuk kanë votuar në favor të krijimit të komisionit zgjedhor.

Seanca Shtyet Përsëri
Në mungesë të kuorumit, seanca u ndërpre dhe u thirr të vazhdojë më 29 maj 2025, në ora 11:00. Ky dështim i përsëritur thekson thellësinë e krizës politike dhe paaftësinë e partive për të arritur një konsensus dhe për të funksionalizuar institucionin më të lartë ligjvënës të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy