Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, opozita po synon bllokadën

by engel

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se aktualisht janë në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që sipas saj është kyç për ecurinë e mëtejme të procesit parlamentar.

“Janë bërë tri javë që një grup deputetësh kanë dërguar në Kushtetuese një kërkesë për interpretim të çështjes së procedurës së votimit të fshehtë, dhe ne mbesim ende sot pa një përgjigje prej Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të vazhdojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës,” deklaroi Kryeziu-Hyseni para mediave.

banner

Ajo gjithashtu theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një kërkesë tjetër në Gjykatë, që lidhet me të drejtën e votimit të diasporës në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, për të cilën gjithashtu ende nuk ka një vendim.

Në vijim të deklaratës së saj, deputetja e LVV-së akuzoi opozitën për qëllim të qartë politik: bllokimin e punës së Kuvendit.

“S’është fjala për emrin që kemi propozuar, kjo është vetëm alibi. E njëjta retorikë po përdoret tash e disa muaj, vetëm për të justifikuar mospjesëmarrjen në votim. Është e qartë që kemi të bëjmë me një bllokadë të qëllimshme,” u shpreh ajo.

Sipas Kryeziu-Hysenit, pjesëmarrja në votime është detyrim kushtetues për çdo deputet, dhe mungesa e saj përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës. Ajo rikujtoi se LVV-ja e ka përmbushur detyrimin e vet kushtetues që nga seanca e parë, duke propozuar kandidatin për postin e Kryetarit të Kuvendit.

“Ne kemi propozuar emrin që në seancën e parë. Janë bërë 17 tentativa, dhe i njëjti grup deputetësh refuzon jo vetëm të votojë, por as të marrë pjesë në votimin për komisionin zgjedhor, që është parakusht për zhvillimin e votimit të fshehtë,” theksoi Kryeziu-Hyseni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy