Banka Qendrore e Kosovës forcon bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë

by engel

Një delegacion i Bankës Qendrore të Kosovës, i drejtuar nga Zyber Çadraku, Drejtor i Departamentit për Rimëkëmbje dhe Përmbyllje, ka realizuar një vizitë pune në ambientet e Bankës së Shqipërisë. Ky takim u organizua me iniciativën e palës kosovare, pas krijimit të një strukture të re për ndërhyrje të jashtëzakonshme brenda BQK-së.

Takimi u fokusua në ndarjen e përvojave dhe praktikave mbi ndërhyrjen e jashtëzakonshme në sistemin bankar, duke shënuar hapin e parë drejt një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes dy institucioneve. Përfaqësuesit e BQK-së patën diskutime teknike me ekspertët e Bankës së Shqipërisë mbi funksionimin e këtij mekanizmi, duke analizuar aspektet ligjore, planifikimin, identifikimin e funksioneve kritike dhe vlerësimin e interesit publik.

banner

Diskutimet përfshinë edhe çështje të kapitalit rregullator, detyrimet institucionale dhe koordinimin me autoritetet mbikëqyrëse, përfshirë Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme. Banka e Shqipërisë shprehu gatishmërinë për të ndihmuar BQK-në në forcimin e kapaciteteve të saj, duke garantuar një partneritet të qëndrueshëm në fusha me interes të përbashkët.

Ky hap pritet të sjellë një rritje të efikasitetit në menaxhimin e krizave financiare dhe të thellojë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve në fushën bankare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy