Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për përpjekjen e 30-të për konstituimin e legjislaturës

by engel

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, e mërkurë, në orën 11:00, për të vazhduar përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së re.

Kjo vjen pas dështimit të 29 që ndodhi të hënën e kaluar kur deputetët e betuar nuk arriten të grumbullojnë votat e kërkuara për të miratuar komisionin zgjedhor.

banner

Një nga çështjet kyçe që pengoi procesin ishte miratimi i të ashtuquajturit “Komision tinëzar”, i cili nuk arriti të kalojë, pasi mori vetëm 53 vota pro—një numër i pamjaftueshëm për miratimin e tij.

Seanca e sotme pritet të jetë e ngjajshme dhe nuk garanton përparimin e mëtejmë të procesit përderisa nuk ka informacione të ketë pasur ndonjë marrëveshje mes grupeve parlamentare për tejkalimin e ngërçit politik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy