Atifete Jahjaga në Konferencën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë: Drejtësia për të mbijetuarit mbetet një kauzë jetësore

by engel

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Konferencën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, e mbajtur në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, ku ka folur mbi rëndësinë e qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Në një postim në Facebook, Jahjaga ka njoftuar se ka qenë folëse në panelin me temën: “Qasja në Drejtësi — Forcim i Lidhjeve Vendore dhe Globale”, duke vënë në fokus nevojën për drejtësi dhe mbështetje për të mbijetuarit.

banner

Jahjaga ka theksuar se edhe gjatë mandatit të saj si presidente, mirëqenia dhe rehabilitimi i të mbijetuarve të dhunës seksuale kanë qenë dhe mbeten një kauzë jetësore, të cilën ajo e mbështet me përkushtim dhe përgjegjësi.

Në Kosovë dhe rajon, ka shtuar ajo, nuk mund të ndërtohet paqe e qëndrueshme pa drejtësinë për të mbijetuarit. Pranimi i dhimbjes së tyre dhe dënimi i krimeve të kryera janë elemente thelbësore të një shoqërie demokratike dhe të shëndetshme.

Në fjalimin e saj, Jahjaga ka përmendur përparimet që ka bërë Kosova në mbështetjen e të mbijetuarve, duke përfshirë adresimin institucional, punën e organizatave joqeveritare dhe ndryshimet ligjore që po hapin rrugë për përmirësime madhore.

Sipas ish-presidentes, bashkimi i forcave dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë kyçe për të ecur përpara në këtë kauzë. Ajo ka bërë thirrje që të forcohen mekanizmat e drejtësisë dhe të mbrohen të mbijetuarit, duke nënvizuar se vetëm përmes veprimit të bashkërenduar mund të arrihet një e ardhme më e drejtë dhe më e sigurt.

“Vetëm bashkë ne mund të bëhemi zëri i tyre!” ka deklaruar Jahjaga, duke ritheksuar nevojën për angazhim të vazhdueshëm dhe veprim konkret.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy