Një zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEO) deklaroi të premten se ndotje nukleare është zbuluar brenda objektit Natanz, qendra më e madhe bërthamore e Iranit në provincën Isfahan, pas një sulmi me raketa nga Izraeli.
Behrouz Kamalvandi, duke folur për televizionin shtetëror iranian, tha se Izraeli ka goditur disa herë objektin Natanz me raketa për të arritur në pjesët e thella të kompleksit.
“Disa ndotje janë zbuluar brenda objektit, por kjo ndotje nuk është përhapur jashtë tij,” sqaroi Kamalvandi, duke shtuar se situata nuk paraqet rrezik alarmant.
Ky zhvillim vjen në një moment kur tensionet rajonale mbeten të larta, me Iranin dhe Izraelin të angazhuar në përplasje diplomatike dhe ushtarake. Autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi nivelin e ndotjes ose masat që do të merren për të adresuar pasojat e sulmit.