Çitaku kritikon Vetëvendosjen: “Po dëmtohet ekonomia dhe institucionet”

by engel

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të seancës së 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasje të papërgjegjshme ndaj institucioneve dhe zhvillimeve ekonomike në vend.

Në një deklaratë për media, Çitaku shprehu shqetësimin për impaktin që ky bllokim politik po ka në sektorin ekonomik, duke theksuar se vonesat në krijimin e institucioneve cenojnë stabilitetin e tregut dhe mirëqenien e mijëra punëtorëve.

banner

“Nuk bëhet fjalë vetëm për biznese të pronarëve, por për ekonominë e vendit dhe mbi 140 mijë punëtorë. Me taksat që paguajnë ata, paguhen edhe pagat tona. Sjellja e Vetëvendosjes është tërësisht e papërgjegjshme,” deklaroi Çitaku.

Ajo gjithashtu kritikoi Vetëvendosjen për qasjen e saj ndaj institucioneve demokratike, duke e akuzuar se po synon të minojë mekanizmat që sigurojnë stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit.

“Është një përpjekje e vazhdueshme për të shkatërruar çdo institucion të këtij vendi. Është për të ardhur keq,” theksoi deputetja e PDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy