Memli Krasniqi: Përmendja e Kosovës nga Trump është pozitive, por kryeneçësia e Kurtit po dëmton vendin

by engel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përshëndetur deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili përmendi Kosovën në kontekstin e prioriteteve ndërkombëtare, përkundër krizave të mëdha globale.

Krasniqi e ka cilësuar këtë si një sinjal pozitiv, por ka paralajmëruar se bllokada institucionale në vend, e shkaktuar sipas tij nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, po e dëmton seriozisht pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

banner

“Është i mirëseardhur fakti që presidenti Trump, për herë të parë në shumë e shumë kohë, po e përmend Kosovën. Përkundër prioriteteve të diplomacisë amerikane që lidhen me konfliktet kryesore në botë – luftën mes Izraelit dhe Iranit, Rusisë dhe Ukrainës – është pozitive që Trump e sheh Kosovën si një çështje me rëndësi,” deklaroi Krasniqi, raporton klankosova.tv.

Megjithatë, ai theksoi se Kosova rrezikon të mos përfitojë nga ky interes ndërkombëtar, për shkak të situatës së brendshme politike.

“Para se të mendojmë për pozicionin e SHBA-së, neve na takon të mendojmë ku është Kosova sot. Bllokada që po vazhdon për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje është e dëmshme edhe për pozicionin ndërkombëtar të vendit,” theksoi ai.

Krasniqi paralajmëroi se në rast të një iniciative të shpejtë amerikane për një marrëveshje të re mes Kosovës dhe Serbisë, mungesa e institucioneve të konsoliduara mund ta zbehë rolin e Kosovës në këtë proces.

“Nëse vjen një moment i papritur ku kërkohet një qasje më proaktive nga Kosova në dialog, e ne nuk kemi institucione funksionale, atëherë kjo do të dëmtojë drejtpërdrejt interesin shtetëror të Kosovës,” përfundoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy