Hargreaves takon disa OJQ, u fol për bllokadën në Kuvendin e Kosovës

by informim peje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur në Rezidencën Britanike një grup organizatash të shoqërisë civile për të diskutuar gjendjen e demokracisë në vend.

Ambasadori Hargreaves ka shprehur mirënjohje për përvojën dhe ekspertizën e OJQ-ve, duke vlerësuar rolin e tyre kyç në nxitjen e llogaridhënies politike.

banner

Ai tutje ka theksuar rëndësinë e angazhimit të shoqërisë civile për të nxitur zgjidhjen e bllokimit politik dhe për formimin e një Kuvendi dhe qeverie të re që do të adresojnë çështje jetike për qytetarët e Kosovës.

“Ishte kënaqësi të prisja një grup OJQ-sh në Rezidencën Britanike për të diskutuar mbi demokracinë e Kosovës. Isha mirënjohës që mësova nga përvoja dhe ekspertiza e tyre. E admiroj angazhimin e shoqërisë civile me politikanët e Kosovës për t’i inkurajuar ata që të marrin përgjegjësi për të zgjidhur këtë bllokim në mënyrë që të formohet një Kuvend dhe një qeveri e re dhe të vazhdojnë me punët jetësore në interes të popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy