Temperaturat në rritje, ka gjasa të shkojnë deri në mbi 35 gradë Celsius në pjesën e dytë të javës së ardhshme

by Nexhat

Nga dita e sotme, temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje, prej 27 gradë Celsius deri në 34 gradë e 35 gradë Celsius nga mesi i javës, ka paralajmëruar meteorologu Mendim Rugova.

Do të mbretërojnë kushte stabile, që favorizojnë mot të kthjellët dhe me diell.

banner

Minimalet pasi zbresin në 9 gradë Celsius e 10 gradë Celsius në fundjavë, rriten deri në 15 gradë Celsius e 16 gradë Celsius.

Qershori, sipas Mendim Rugovës do të përfundojë me një valë nxehtësie.

Temperaturat maksimale ka gjasa të kalojnë edhe vlerat prej 35 gradë Celsius në pjesën e dytë të javës.

Nga e hëna erërat frynë nga perëndimi e veriu, të lehta dhe mesatare 1-6m/s

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy