Reagimi i Hykmete Bajramit pas takimit politik: “Propozimet e Kurtit janë vetëm shkelje e rendit kushtetues”

by engel

Pas takimit të thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për ngërçin politik, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar me kritika të forta ndaj propozimeve të paraqitura gjatë diskutimeve.

Sipas Bajramit, gjatë tri orëve të debatit, kryeministri në detyrë ka ofruar “kompromise farsë”, që sipas saj nuk përfaqësojnë zgjidhje reale. Ajo theksoi dy propozimet që u prezantuan nga Kurti:

banner
  • Të propozohen anëtarët e Komisionit për votim të fshehtë, me synimin që më pas të rrëzohen me votë.
  • Të shkohet në votim të hapur për emërimin e Albulena Haxhiut, nëse ajo mbështetet nga opozita.

“Kjo qasje nuk përbën kompromis. Është një shkelje flagrante e rendit kushtetues. Demokracia nuk mund të zhvillohet me pazare të fshehta, por me respekt të plotë për Kushtetutën,” deklaroi Bajrami, duke nënvizuar se konstituimi i Kuvendit duhet të bazohet në një figurë konsensuale apo marrëveshje politike të qartë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy