Mos ndërmerrni asnjë veprim të njëanshëm në Mitrovicë! – BE paralajmëron Kosovën për ndërtimin e urave të reja në Mitrovicë

by engel

Brukseli dërgon sinjal të qartë: Asnjë veprim të njëanshëm në Mitrovicë!

Bashkimi Evropian ka reaguar me seriozitet ndaj planeve për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke paralajmëruar autoritetet e Kosovës që të mos ndërmarrin asnjë veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar në këtë qytet të ndjeshëm politikisht dhe etnikisht.

banner

Reagimi vjen në një kohë kur tensionet mes veriut dhe jugut të Mitrovicës janë ende të freskëta, dhe çdo ndërhyrje në urat që lidhin këto dy pjesë shihet si një çështje me simbolikë të fortë politike dhe ndarje komunitetesh.

Në një deklaratë zyrtare, BE sqaroi se aktualisht është duke zhvilluar një vlerësim teknik strukturor dhe urbanistik të urës kryesore mbi Ibër, e cila është shpesh simbol i tensioneve ndëretnike në qytet.

Brukseli theksoi se ky proces nuk nënkupton ndonjë ndryshim në status quo, por ka për qëllim të sigurojë që çdo vendim të bazohet në të dhëna të sakta dhe objektive.

“Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo, por synon të sigurojë që çdo vendim në lidhje me të ardhmen e urës të bazohet në të dhëna teknike të rifreskuara, të sakta dhe objektive”, thuhet në deklaratë.

Përkundër pohimeve të BE-së se autoritetet kosovare janë informuar paraprakisht për këto vlerësime, zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar për këto lëvizje. Kjo përplasje deklarative nxjerr në pah mungesën e koordinimit dhe ndoshta edhe tensionet nën sipërfaqe midis Prishtinës dhe Brukselit.

Më tej, BE i bën thirrje autoriteteve të Kosovës të përmbahen nga çdo ndërtim i ri në afërsi të urës ekzistuese, duke përmendur se të gjitha marrëveshjet nga dialogu Beograd-Prishtinë duhet të zbatohen plotësisht, përfshirë edhe marrëveshjen për urën.

“BE-ja po koordinohet ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë në lidhje me të ardhmen e urës. Ndërkohë, ne i nxisim autoritetet e Kosovës të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar, përfshirë ndërtimin e urave ngjitur.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy