Arsenali ka zhvilluar bisedime për një transferim të sulmuesit të krahut të Chelseat, Noni Madueke, sipas raportimeve të talkSPORT.
Topçinjtë janë në kërkim të një lojtari të ri anësor këtë verë dhe 23-vjeçari ndërkombëtar i Anglisë është në listën e objektivave të tyre.
Arsenali ka zhvilluar bisedime me kampin e lojtarit, por mund të duhet një ofertë mbi 45 milionë funte për ta larguar atë nga Stamford Bridge.
Nëse “Topçinjtë” përmbushin vlerësimin e Chelseat për lojtarin, atëherë kuptohet se Chelsea nuk do ta pengojë Madueken të bëjë transferimin në Londër.
Madueke nuk është opsioni i vetëm i Arsenalit këtë verë, pasi heroi i Crystal Palace, Eberechi Eze, është gjithashtu në radarin e tyre, siç raportohet nga talkSPORT këtë javë.

