Vjosa Osmani takon ndihmëssekretarin amerikan: Kosova e përkushtuar për thellimin e partneritetit me SHBA-në

by engel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me ndihmëssekretarin në detyrë të Shtetit amerikan, Brendan Hanrahan, gjatë një vizite zyrtare në Departamentin e Shtetit në Washington D.C.

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka riafirmuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të avancuar bashkëpunimin në fusha me rëndësi të veçantë, si mbrojtja, ekonomia dhe investimet strategjike.

banner

“Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, ka theksuar Presidentja Osmani në një postim zyrtar, duke shtuar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara mbetet shtyllë kyçe për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës.

Gjatë diskutimit, u ritheksua rëndësia e rolit të SHBA-ve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe mbështetja e vazhdueshme amerikane për integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy