Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë Kurti, duke e cilësuar partinë në pushtet si “simbol të korrupsionit” në Kosovë.
Sipas saj, edhe pse VV erdhi në pushtet me premtimin për luftë kundër korrupsionit, sot është vetë në qendër të akuzave për keqpërdorim të pushtetit dhe shkelje të ligjit.
“Është e pakapshme që një parti që u ngjit në pushtet mbi kauzën kundër korrupsionit, sot po bëhet simbol i tij,” tha Lushaku-Sadriu, duke kritikuar veçanërisht mënyrën e menaxhimit të tenderëve dhe procedurave të prokurimit.
Ajo theksoi se zyrtarët aktualë qeveritarë bartin përgjegjësi për vendime që, sipas saj, po merren në mënyrë jo kushtetuese dhe në dëm të buxhetit të shtetit.
“Qeveria Kurti i ka bërë dëm epokal shtetit të Kosovës,” përfundoi ajo, duke bërë thirrje për hetim të thelluar mbi tenderët dhe menaxhimin e financave publike.