Albin Kurti prezanton Artan Abrashin si kandidat për kryetar të Prizrenit

by engel

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sonte kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Në një ngjarje të organizuar në sheshin Kej, përballë Xhamisë së Sinan Pashës, kryetari i VV-së, Albin Kurti, prezantoi Artan Abrashin si kandidatin e partisë për këtë garë.

Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve, Kurti tha se Abrashi përfaqëson vlerat dhe parimet e Vetëvendosjes, duke e cilësuar atë si një njeri me vizion, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj punës.

banner

“Artani është një kandidat që e njeh qytetin, i ka dëgjuar qytetarët dhe është i gatshëm të punojë për ta. Ai do të sjellë ndryshimin që Prizreni e meriton”, u shpreh Kurti.

Nga ana tjetër, zyrtarë të partisë bënë të ditur se gjatë javëve në vijim do të organizohen takime me qytetarët në të gjitha lagjet e Prizrenit, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Vetëvendosje synon të rikthejë drejtimin e Prizrenit, komunë që dikur e kishte udhëhequr për një mandat, ndërsa Abrashi është një emër i njohur brenda partisë dhe skenës lokale politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy