Krasniqi kritikon thirrjen e seancës në orën 22:00: “Nuk është për zgjidhje, por për të tallur shtetin”

by engel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj thirrjes së seancës së Kuvendit në orën 22:00, të iniciuar nga kryesuesi Avni Dehari. Sipas tij, ky veprim nuk ka për qëllim të ofrojë zgjidhje për situatën politike, por është një tjetër shfaqje e talljes me shtetin dhe qytetarët, nga siç e cilësoi ai, partia e parë në vend.

“Vazhdimi i abuzimit u pa edhe sot në mënyrën autoritare dhe imponuese të kryesuesit, ashtu siç ka ndodhur që nga seanca e parë. Ai na ftoi përsëri për në orën 22:00, jo për të respektuar Kushtetutën apo për të gjetur një zgjidhje, por për të vazhduar me një qasje që nuk i shërben demokracisë, por e tall shtetin dhe qytetarët e tij,” deklaroi Krasniqi.

banner

Ai shtoi se nuk do ta mbajë fjalën në atë seancë, por me mirëkuptim ka kërkuar ta paraqesë deklarimin e tij në një moment tjetër të vazhdimit të saj.

“Gjatë gjithë kohës sa kam qenë deputet, një situatë më absurde nuk kam përjetuar,” tha më tej lideri i PDK-së, duke theksuar se mënyra e menaxhimit të Kuvendit aktualisht ka degraduar seriozitetin e institucioneve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy