Abrashi: Nuk e pranojmë një vendim të Gjykates Kushtetuese që hipotetikisht do t’i hiqte të drejtën subjektit të parë për të propozuar kryetarin e Kuvendit

by engel

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se subjekti i tij do t’i respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por me një përjashtim të rëndësishëm.

Në një intervistë për RTV21, ai tha se nuk do ta pranojnë një vendim që, hipotetikisht, do t’i hiqte të drejtën subjektit të parë për të propozuar kryetarin e Kuvendit.

banner

“Çfarëdo mase që parasheh Gjykata Kushtetuese për ne është e pranueshme, përveç nëse ajo zhbën vendimet e saj të mëparshme dhe ia kalon të drejtën për propozimin e kryetarit të Kuvendit subjektit të dytë. Kjo do të ishte një shkallmim i rendit kushtetues,” u shpreh Abrashi.

Vetëvendosje ka dalë si subjekti më i madh politik nga zgjedhjet e fundit dhe pretendon të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit, bazuar në praktikat e mëparshme kushtetuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy