Arratisja nga burgu në Mitrovicë sjell pezullime – Drejtori dhe tre zyrtarë nën hetim

by engel

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar sot nga detyra katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, përfshirë drejtorin e institucionit, një mbikëqyrës të lartë dhe dy zyrtarë korrektues, pas arratisjes së një të burgosuri.

I burgosuri D.R., i dënuar me 14 vjet e 6 muaj, kishte edhe 3 vjet e 7 muaj të mbetura për vuajtje të dënimit. Ai ishte i kategorizuar si i avancuar dhe në momentin e arratisjes po kryente punë në hapësirat e punëtorisë së qendrës. D.R. ishte gjithashtu në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht.

banner

Pasi u konstatua mungesa e tij, autoritetet nisën menjëherë procedurat e brendshme operacionale dhe informuan institucionet relevante të sigurisë.

Shërbimi Korrektues ka hapur hetime të brendshme për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e arratisjes. Deri në përfundimin e hetimeve, katër zyrtarët do të mbesin të pezulluar, ndërsa premtohet se do të ndërmerren masa të plota në përputhje me ligjin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy