Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje në qytetin e Vushtrrisë.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi ka ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 6 gusht 2025, gjatë një kontrolli rutinë të një veture nga njësitë policore. Gjatë kontrollit, tek shoferi i automjetit është gjetur një pajisje elektroshoku, ndërsa tek pasagjeri është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike.
Të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe ndaj tyre janë konfiskuar gjësendet e kundërligjshme në cilësinë e provave materiale.
Pas arrestimit, të dy personat janë intervistuar nga policia, ndërsa me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar rastet “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.
Policia ka bërë të ditur se hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar.