Bajrami: Në Hagë nuk po gjykohen individë, po historia e Kosovës – Shteti duhej të protestonte, jo vetëm veteranët

by engel

Në Prishtinë po mbahet një protestë kundër asaj që konsiderohet padrejtësi nga Gjykata e Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe ka mbledhur pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare.

Profesori Arsim Bajrami, në një intervistë për Klan Kosovën, ka deklaruar se në Hagë nuk po gjykohen vetëm individët, por vetë historia e Kosovës.

banner

“Po gjykohet historia e Kosovës, procesi i shtetndërtimit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës – një nga organizatat më të shenjta të popullit tonë”, u shpreh Bajrami.

Ai shtoi se protesta nuk duhej të ishte vetëm përgjegjësi e veteranëve, por vetë shteti i Kosovës duhej të ngrihej përballë këtyre padrejtësive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy