Muriq kërkohet në Turqi, Itali dhe Francë, Ipswich Town i hapur për shitje

by jonzefaj

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq pritet të largohet nga skuadra angleze Ipswich Town gjatë kësaj vere, por ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Trajneri i ekipit anglez, Kieran McKenna ka konfirmuar se ka interesim për Muriqin por janë në pritje të ofertave zyrtare.

banner

Sipas tij, ka shumë klube prej ligave të ndryshme që kanë kërkuar informacione për portierin 26-vjeçar.

“Ka interesim nga liga të ndryshme, klube të ndryshme, divizioneve të ndryshme por ende nuk ka asgjë për të konfirmuar. Ne do të shikojmë situatën dhe do të analizojmë secilën ofertë që na vjen”, ka thënë McKenna.

Muriq, ditët e fundit ka qenë i lidhur me një kalim në Turqi te skuadra e Rizesporit, ndërsa më herët kishte tërhequr interesimin edhe të Sassuolos në Itali dhe Monacos në Francë.

Ai verën e shkuar iu bashkua Ipsëichit për 10 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2028.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy