Kurti: “Mitrovica International Jazz” bashkon kulturën, artin dhe qytetin në të dy anët e Ibrit

by engel

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në hapjen e edicionit të tretë të festivalit “Mitrovica International Jazz”, i cili po mbahet në Parkun e Qytetit në Mitrovicë.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi se festivali sjell jo vetëm dimensionin ndërkombëtar e universal të muzikës, por edhe veçantinë e zhanrit të jazz-it, duke krijuar lidhje të reja dhe duke pasuruar jetën kulturore të qytetit.

banner

“Këto nëntë koncerte po zhvillohen në të dy anët e Ibrit, sepse e tillë është Mitrovica juaj, Mitrovica e të gjithë neve, dhe nuk mund ta pengojë askush këtë zhvillim të përbashkët kulturor,” tha Kurti, duke shtuar se Republika e Kosovës, përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të vazhdojë të mbështesë këtë festival dhe nisma të ngjashme që fuqizojnë jetën kulturore në vend.

Ky edicion i festivalit sjell artistë nga Holanda dhe Britania e Madhe, duke ofruar një kombinim të veçantë të talentit ndërkombëtar dhe mikpritjes vendore.

Kryeministri falënderoi organizatorët, artistët dhe komunitetin për përkushtimin e treguar:

“Urime për këtë edicion të suksesshëm. Uroj që Mitrovica International Jazz Festival të vazhdojë të rritet çdo vit, duke sjellë më shumë muzikë, bashkëpunim dhe mundësi për Mitrovicën dhe të gjithë Kosovën.”

Festivali do të zgjasë me gjithsej nëntë koncerte, duke e kthyer Mitrovicën për disa ditë në qendër të jazz-it ndërkombëtar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy