Osmani për marrëveshjen Azerbajxhan–Armeni: Lidershipi amerikan e bën botën më të sigurt

by engel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur marrëveshjen historike të paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, e ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në një postim në platformën X, Osmani e vlerësoi këtë ujdi si shembull të fuqisë së lidershipit amerikan në avancimin e paqes globale.

banner

“Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë. Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajonin tonë dhe në nivel global,” – shkroi Osmani.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë arritur marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit që ka zgjatur 35 vjet, duke shënuar një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy