Incident afër Leposaviqit, një person ikën nga Policia – pati të shtëna me armë

by engel

Një incident është raportuar të dielën pasdite në fshatin Vuqë të komunës së Leposaviqit, ku një patrullë e Policisë Kufitare ndaloi një veturë të tipit Golf pa targa që po udhëtonte në drejtim të tyre.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, tha për RTKlive se pas ndalimit të mjetit, policët kërkuan dokumentet dhe urdhëruan dy personat në veturë të zbrisnin. Njëri prej tyre shfrytëzoi terrenin për t’u larguar.

banner

“Policia e ndoqi dhe pas një kohe ai ndaloi, nxori diçka nga brezi dhe ua drejtoi policëve. Njëri nga policët shkrep një të shtënë paralajmëruese me armë, ndërsa personi arriti të ikte. Më vonë, ai u paraqit në Polici së bashku me avokatin e tij. Të dy personat janë të palënduar”, deklaroi Elshani.

Sipas tij, hetimet po zhvillohen nga Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorit të Shtetit. Personi u lirua, por u gjobit për mosposedim patentë-shoferi dhe moszbatim të urdhrave të ligjshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy