Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Zenun Beqa” në Ferizaj, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:30. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.