Ilir Gashi: Dejona Mihali po shpif, s’kemi pranuar asnjë dokument në lidhje me Listën Serbe

by engel

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga Dejona Mihali, duke i cilësuar ato si shpifje.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Gashi ka deklaruar se KQZ nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me regjistrimin e “Listës Serbe”, përkundër akuzave të bëra.

banner

“Dejona Mihali po shpif! Ne nuk kemi pranuar asnjë dokument në lidhje me “Listen Serbe”. Madje edhe MPJD dhe MPB nuk kishin asnjë vërejtje, kur Zyra për Regjistrimin e Partive Politike kishte kërkuar përgjigje. Mbi këtë bazë ata rekomanduan regjistrimin”, shkruan Gashi.

Ai gjithashtu kritikon mënyrën e komunikimit që, sipas tij, u bë në momentin e fundit, pa asnjë dokument zyrtar dhe pa u ndarë me ndonjë anëtar të KQZ-së.

“Dërgimi i “kinse dokumenteve” në momentet e fundit (kur po mbahej mbledhja, pa ditur dhe pa parë asnjë akt, apo dokument nga asnjë anëtarë) kur kanë pasur në dispozicion plot 5 vjet, është asgjë më shumë se një farsë dhe populizëm i lodhtë”, shkroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy