Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, me kënaqësi njofton se Remzi Mehmeti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër ushtarët e hershëm të saj, i është bashkuar vizionit tonë për zhvillimin e komunës me moton “Me punë për Lipjanin”.
Me një histori krenare si komandant batalioni në Brigadën 123, Remziu ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit tonë. Pas luftës, ai vazhdoi shërbimin në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke dëshmuar se përkushtimi i tij për vendin nuk njeh kufij.
Sot, ai vjen me energji dhe vendosmëri të re për të dhënë kontribut në progresin dhe zhvillimin e komunës sonë, duke sjellë gjithmonë kujdesin për kujtesën historike dhe respektin e thellë për vlerat e UÇK-së.
Mirësevjen Remi në këtë rrugëtim të përbashkët për Lipjanin!
Burimi i lajmit: https://www.facebook.com/share/p/19hB17o32x/