Ismajli: VV-ja mban përgjegjësinë për shumicën parlamentare, PDK-ja e hapur për kompromise

by engel

Naim Ismajli, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, përgjegjësia për ndërtimin e shumicës parlamentare i takon Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), si fituese e zgjedhjeve.

Në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Ismajli tha se ngërçi politik mund të zgjidhet me lehtësi, nëse subjekti që ka dalë i pari tregon vullnet për bashkëpunim.

banner

“Obligimi kryesor, i pari dhe i fundit, pas rezultatit zgjedhor, mbetet te partia që del e para. Ajo ka detyrimin të ndërtojë shumicën parlamentare, të konstituojë Kuvendin dhe të formojë qeverinë. Mund të kërkojmë fajtorë të tjerë dhe të bëjmë ‘gjuajtje shtrigash’, por zgjidhja është e thjeshtë – nëse ka vullnet nga subjekti i parë,” u shpreh Ismajli.

Ai shtoi se PDK-ja, ndonëse në opozitë dhe pa obligim institucional për të ndërtuar shumicën, është e gatshme të ofrojë kompromise politike për tejkalimin e situatës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy