Molliqaj: Kryetari i zgjedhur një palaço, dëshmon degradimin e Kuvendit – Kuvendi po bëhet cirk!

by engel

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si simbol të degradimit institucional dhe të përqendrimit të pushtetit në duart e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një postim të gjatë në Facebook, Molliqaj e ka quajtur Kuvendin “cirk politik”, ku sipas tij, vullneti dhe interesat e qytetarëve janë bërë objekt talljeje. Ai ka kritikuar ashpër mënyrën si është menaxhuar procesi i zgjedhjes, duke thënë se nuk ka pasur as vlera, as bindje politike, por vetëm kalkulim dhe frikë nga hegjemonia.

banner

“Kryetari i Kuvendit u zgjodh një palaço sepse Kuvendi po bëhet cirk. Por kur Kuvendi bëhet cirk, vullneti dhe interesat e njerëzve janë objekti i vërtetë i talljes. Ky nuk është humor, kjo është dhunë,” shkroi Molliqaj.

Ai akuzoi Vetëvendosjen për përqendrim të pushtetit dhe për përdorim të Listës Serbe si mjet presioni ndaj partive opozitare, duke thënë se PDK dhe LDK janë bërë pengje të kësaj hegjemonie.

Sipas tij, zgjedhja e Bashës si kryetar është në përputhje të plotë me mënyrën se si VV e sheh Kuvendin — si një zgjatim të partisë në pushtet.

Molliqaj gjithashtu kritikoi mungesën e guximit të Qeverisë për të vepruar ndaj Listës Serbe, duke thënë se frika nga shantazhi politik po zëvendëson vendimmarrjen e bazuar në prova dhe ligj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy