Deda: Aktgjykimi i Kushtetueses e cek që nënkryetarët zgjedhën në pako, shumë e thjeshtë

by Nexhat

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar lidhur me situatën në Kuvend. Ai ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses e cek që parlamenti duhet të konstituohet sipas praktikave të kaluara, gjë që nënkupton se nënkryetarët nga tri partitë e mëdha votohen në bllok, po ashtu edhe nënkryetarët nga partitë e komuniteteve joshumicë votohen në bllok.

Deda këtë deklaratë e ka bërë pasi që votimi për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë është proceduar në mënyrë ndaras, duke bërë kështu që nënkryetari nga ana e komunitetit serb të mos zgjidhet ende.

banner

‘‘Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të kësaj vere e cekin që Kuvendi konstituohet sipas praktikave të kaluara.

Praktikat e kaluara:

– Nënkryetarët nga tri partitë e mëdha votohen në bllok.

– Nënkryetarët nga partitë e komuniteteve joshumicë votohen në bllok.

Shumë e thjeshtë’’, ka shkruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy