Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon pozicionimin më të mirë në histori

by Nexhat

Ndeshjet e fundit në Nations League kanë sjellë ndryshime pozitive në renditjen botërore të FIFA-s për Shqipërinë dhe Kosovën.

Shqipëria, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, me tri fitore dhe një humbje, ka avancuar në klasifikimin e FIFA-s.

banner

Kuqezinjtë tani renditen në pozitën e 66-të, një vend më lart krahasuar me përditësimin e mëparshëm.

Edhe Kosova ka shënuar përparim në renditjen e re.

Pas bilancit prej një fitoreje, një humbjeje dhe dy barazimeve në Nations League, “Dardanët” janë ngjitur me dy pozita dhe tani zënë vendin e 76-të.

Ky është pozicionimi më i lartë i Kosovës në historinë e saj në renditjen botërore të FIFA-s.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy