Uran Ismaili: Më matni në fund të mandatit me 5 zgjidhjet e mia për Prishtinën

by Nexhat

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, tha se kryeqyteti nuk ka më kohë për të humbur në kaos dhe me eksperimente, dhe se mandati i tij, në rast të zgjedhjes në krye të qytetit, do të vlerësohet vetëm nga realizimi i pesë zotimeve konkrete për kryeqytetin.

Ai theksoi se plani i tij për kryeqytetin përfshin: hapjen e sheshit “Xhorxh Bush”, zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajve, ndriçimin dhe sigurinë në çdo lagje, pastrimin 24/7 të qytetit dhe kthimin e hapësirave publike për komunitetin.

banner

Sipas tij, qytetarët do të mund ta masin punën e tij në fund të mandatit pikërisht me këto pesë zgjidhje, të cilat synojnë ta kthejnë Prishtinën në një qytet funksional dhe të jetueshëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy