Kryetari i Kuvendit Dimal Basha edhe sot vazhdoi me hedhjen në votim të kandidatëve për nënkryetar nga komuniteti serb përmes shortit.
Deputeti Nenad Rashiq për të tretën herë radhazi nuk mori votat e mjaftueshme për këtë post.
Ai mori 56 vota për, asnjë votë kundër dhe 21 abstenime. Me këtë rast është eleminuar nga gara.