Shahini: Kapitali po largohet nga Kosova, bizneset të zhgënjyera me pushtetin

by engel

Në një intervistë për emisionin “EURO n’T7” me gazetarin Menduh Abazi, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka ngritur alarmin për gjendjen ekonomike të vendit, duke e cilësuar si të rënduar dhe të rrezikuar nga politikat e gabuara qeveritare.

Sipas Shahinit, rreth 700 milionë euro nuk kanë hyrë në qarkullimin ekonomik për shkak të mungesës së funksionimit të Kuvendit, çka ka sjellë stagnim të investimeve dhe pasiguri për sektorin privat.

banner

Ai paralajmëroi se ambienti i të bërit biznes po bëhet gjithnjë e më toksik, veçanërisht për shkak të ndarjes së bizneseve sipas orientimeve politike dhe mungesës së investimeve kapitale.

Një tjetër pikë kritike, sipas kreut të AKB-së, është rritja e çmimit të energjisë elektrike, që po godet jo vetëm bizneset, por edhe konsumatorët përmes çmimeve më të larta të produkteve vendore.

“Kjo është një barrë që po e paguajnë të gjithë,” tha Shahini.

Por shqetësimi më i madh, sipas tij, është largimi i kapitalit nga vendi.

“Bizneset po vendosin të ikin nga Kosova, duke bartur kapitalin e tyre jashtë. Nuk po kemi vetëm largim të qytetarëve, por edhe të bizneseve me gjithë investimet e tyre,” deklaroi ai, duke paralajmëruar një studim të AKB-së që do të publikohet brenda 10 ditëve për të treguar drejtimin e këtij kapitali.

Shahini parashikoi gjithashtu se vlera e importeve për vitin 2025 do të tejkalojë 7 miliardë euro, një rekord historik negativ për Kosovën.

Ai theksoi se kjo tendencë tregon varfërim të mëtejshëm ekonomik, me rreth 17 milionë euro që dalin jashtë vendit çdo ditë si para të gatshme të qytetarëve.

Ky paralajmërim vjen në një moment kritik për ekonominë e Kosovës, ku ngërçi politik po reflektohet gjithnjë e më shumë në pasigurinë financiare dhe largimin e kapitalit privat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy