Shefi i EULEX-it i përgjigjet Kurtit: Pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë

by engel

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në platformën X, Barbano theksoi se pavarësia gjyqësore është një nga gurthemelët e sundimit të ligjit dhe se ajo duhet të respektohet në çdo rrethanë. Ai paralajmëroi se sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve janë të papranueshme.

banner

“Pavarësia gjyqësore është një nga gurthemelët e sundimit të ligjit: pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë, në çdo kohë. Ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale të drejtpërdrejta ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kryejnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme”, ka shkruar Barbano.

Deklarata e tij vjen pas kritikave të ashpra që kryeministri Kurti ka adresuar ndaj Gjykatës Kushtetuese, të cilën e quajti “hije politike të opozitës”. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti u shpreh se vendimi i Kushtetueses për pezullimin e procedurave për formimin e qeverisë së re ka bllokuar punën e Kuvendit dhe të 120 deputetëve për 25 ditë.

Reagimi i Barbano-s shihet si një mesazh i qartë nga BE për të mbrojtur integritetin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe për të ndaluar retorikën politike që, sipas tij, cënon besimin në pavarësinë e gjyqësorit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy