“Larg duart nga profesionistët!” – Eksperti i sigurisë kundër presionit mbi Policinë e Kosovës

by informim peje

Eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook lidhur me rastin e katër policëve të suspenduar së fundmi nga Policia e Kosovës.

Ai e cilëson vendimin për suspendimin e tyre si një “abuzim politik” dhe thotë se nuk ka pasur asnjë shkelje nga ana e zyrtarëve të rendit.

banner

“Nuk kanë bërë asnjë shkelje katër policët e suspenduar,” shkruan Ramadani. “Ky ishte vetëm një abuzim politik i pushtetit ndaj katër policëve.”

Sipas tij, afati treditor i suspendimit të tyre, të cilin e cilëson si kundërligjor, ka kaluar dhe kthimi i tyre në detyrë ishte i pashmangshëm. Ai e quan vendimin për t’i rikthyer në pozitat e tyre si të “parashikueshëm që nga çasti i parë”.

Me tone të forta kritike, Ramadani i bën thirrje institucioneve të qëndrojnë larg ndërhyrjeve politike ndaj Policisë së Kosovës.

“Mos bëni presion mbi Policinë e Kosovës! Larg duart nga profesionistët e Kosovës!” – përfundon ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy