Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë këtë javë në takimin e Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit në New York, me ftesë të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul.
Në fjalën e saj, Osmani theksoi se Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Ajo vuri në dukje se vendi ka krijuar sisteme të paralajmërimit të hershëm dhe ka ndërmarrë hapa për përballjen me radikalizimin online, duke u shndërruar në një model për rajonin.
“Përmes bashkëpunimit, qëndrueshmërisë dhe vlerave të përbashkëta, edhe sfidat më të mëdha globale mund të tejkalohen”, ka deklaruar Osmani.
Kosova është pjesë e Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit që nga viti 2017.