Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Presidentin amerikan, Donald Trump, i cili fillimisht ishte planifikuar si protokollar, por u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore.
Në një deklaratë pas takimit, Osmani ka falënderuar Trump për interesimin që tregoi ndaj rolit të SHBA-ve në Kosovë dhe rajon, duke theksuar angazhimin e tij për paqe.
“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe,” ka theksuar Osmani.
Ajo nënvizoi se miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet “boshti i pathyeshëm” i politikës së jashtme të Kosovës. “Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë,” tha Presidentja Osmani.