10 vjet ndryshim: Si ka ndryshuar punësimi dhe paga mesatare në Kosovë

by informim peje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se në vitin 2024, shkalla e papunësisë në Kosovë ishte 10.8%. Krahasuar me vitin 2014, kur kjo shkallë ishte 35.3%, papunësia ka shënuar një ulje të ndjeshme prej rreth 24.5 përqindësh.

Sipas Vjetarit Statistikor për vitin 2025, fuqia punëtore në vitin 2014 ishte 500,251 persona, ndërsa në vitin 2024 ka rënë në 464,567 persona.

banner

Edhe popullsia ekonomikisht joaktive ka shënuar rënie gjatë kësaj periudhe. Me këtë term nënkuptohen personat në moshë pune që as nuk janë të punësuar, as nuk janë aktivisht në kërkim të një pune, dhe për pasojë nuk konsiderohen pjesë e fuqisë punëtore. Në vitin 2014, kjo kategori përbëhej nga 702,238 persona, ndërsa në vitin 2024 numri i tyre ka rënë në 610,137 persona.

Shkalla e punësimit në Kosovë ka njohur përmirësim: nga 26.9% në vitin 2014, ajo është rritur në 38.6% në vitin 2024. Ndërkohë, shkalla më e ulët e punësimit në dekadën e fundit është regjistruar në vitin 2015, me 25.2%.

Paga mesatare neto ka pësuar rritje të ndjeshme: në vitin 2014 ishte 365 euro, ndërsa në vitin 2024 ka arritur në 552 euro. Në sektorin publik, paga mesatare neto ka shkuar nga 423 euro në vitin 2014 në 668 euro në vitin 2024.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, çdo vit, publikon raportin “Vjetari Statistikor”, i cili ofron të dhëna themelore statistikore për vendin, në fusha të ndryshme si: demografia, ekonomia, bujqësia, arsimi, kultura, shëndetësia, mirëqenia sociale dhe energjia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy