Portali “Pa Rrotulla” ka publikuar një audio-incizim ku dëgjohet ministri në detyrë për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq, duke biseduar me një person të quajtur Milan Dabiç për disa pagesa, konkurse dhe mënyra të shpenzimit të parave.
Në audio-incizim, Dabiç i tregon ministrit për 2,000 euro që i ka marrë:
Milan Dabiç: “Ato, ato 2000 që ti mora, a e din, kam qenë atje vetëm për katër ose pesë ditë… tash kam mbaruar me to dhe tash ngadal po t’i mbledhi tjera pare, këto ishin pa ty… A pati ndonjë pagesë, a e di?”
Nenad Rashiq: (pjesë e paqartë e bisedës)
Milan Dabiç: “Po, do duhej të kishte një pagesë, po e shikoja kalendarin e vitit të kaluar… Bash ta shikoj çekun, ashtu është e vërtet. Kur je në disponim të mirë… për Maldivet, sa herë q… (nuk dëgjohet).”
Nenad Rashiq: “Tani të mërkurën…”
Milan Dabiç: “Të mërkurën, aaa, do të shkoje… A je pasdite këtu, për kur t’i them paradite, pasdite. Deri kur punon 11 a 12? Këtë po them.”
Dabiç më pas përmend shumën e përgjithshme prej 14,000 eurosh dhe plane për shpenzimin e saj:
Milan Dabiç: “Ja, të kam thënë SHOW ME THE MONEY, apo jo? Dihet saktësisht. Tani e keni 14.000. Por kemi një plan se si, oh, t’i lëmë të gjitha këto anash… Mendova të merrja një, të merrja në telefon në sajtin tonë, si ndonjë kompani marketingu… ai thotë sa të duash, vetëm le të jetë kështu.”
Rashiq dhe Dabiç diskutojnë gjithashtu mbi persona të tretë dhe konkurse të përditësuara:
Nenad Rashiç: “Ajo është e rregullt/përpikët dhe çdo konkurs është i përditësuar, Rada Spasiç, nga Kllokoti…?”
Milan Dabiç: “Sreçko Spasiq?”
Nenad Rashiq: “Sreçko Spasiq, bashkëshortja e tij.”
Milan Dabiç: “Bëjini të shkojnë në rr.s. dmth këtë ministre, po shikoj si ta refuzoj por nuk po mundem kurrsesi, kështu që gjithçka është në rregull…”
Biseda përfundon me diskutime të paklaruara mbi mënyrat e përdorimit të fondeve dhe marrëdhëniet ndërmjet pjesëmarrësve në audio.