“400 vende pune” për vota? Halimi: Vuçiq po përdor Listën Serbe për ndikim dhe kërcënim

by informim peje

Tashmë është i njohur skenari serb për të manipuluar dhe kërcënuar qytetarët serbë në Kosovë, duke premtuar vende pune.

Kriminologu Armend Halimi, për Ekonomia Online, tha se deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “do të hapim 400 vende pune”, është një dëshmi e qartë se Vuçiq, përmes Listës Serbe, vazhdon të ushtrojë ndikim te grupet e tij në veri të Kosovës.

banner

“Kjo është vetëm një dëshmi shtesë se Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë i shkëputur nga hallka e ndikimit Vuçiq–Lista Serbe dhe grupet kriminale apo terroriste në veri. Përveç kësaj forme joshjeje, qytetarët serbë të asaj pjese, që konsiderohen qytetarë lojalë të shtetit dhe pranojnë rendin dhe ligjin e Kosovës, ndihen të kërcënuar dhe të shantazhuar,” tha Halimi.

Sipas tij, ndonëse janë paraqitur argumente të shumta që dëshmojnë për përfshirjen e nivelit të lartë të kësaj strukture në organizimin e sulmeve terroriste, ende nuk është bërë shpallja e saj si organizatë terroriste – një kërkesë që, siç thotë ai, është bërë prej kohësh.

Halimi theksoi se qytetarët serbë që pranojnë rendin dhe ligjin e Kosovës ndihen të kërcënuar dhe të shantazhuar. Ai gjithashtu paralajmëroi se nëse Lista Serbe humb pushtetin, nuk përjashtohet mundësia e incidenteve.

“Kjo situatë është shqetësuese. Duke pasur parasysh joshjen, shantazhin dhe kërcënimet, ekziston rreziku që Lista Serbe të rikthehet në pushtet, çka do të nënkuptonte një kthim prapa – ndoshta jo siç ka qenë më parë, por sërish në një masë të konsiderueshme. Për këtë arsye nuk e kuptojmë përkrahjen për certifikimin e kësaj liste, pasi ajo përfaqëson një rikthim të gjendjes që nuk e dëshirojmë.”

Ai shtoi se në rast se vërehet se Lista Serbe mund të humbë në zgjedhjet e 12 tetorit, nuk përjashtohet mundësia që të ketë incidente.

“Nëse vërehet se ka indikatorë se Lista Serbe do të pësojë disfatë në këto zgjedhje, nuk përjashtohet mundësia e incidenteve. Ne besojmë se institucionet e sigurisë janë të përgatitura dhe në nivelin e duhur të vigjilencës për t’u përballur me çdo situatë,” theksoi ai.

Halimi vlerësoi se institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës, janë të përgatitura për të reaguar dhe për ta mbajtur situatën nën kontroll gjatë zgjedhjeve.

“Fatmirësisht, institucionet tona të sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës, e kanë dëshmuar se janë në gjendje ta menaxhojnë situatën, pavarësisht nivelit të rrezikut. Prandaj shpresojmë që edhe në këtë rast gjithçka do të jetë nën kontrollin dhe vigjilencën e tyre,” përfundoi kriminologu Armend Halimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy