Policia jep detaje për gjetjen e mbetjeve mortore në Mitrovicën e Veriut

by informim peje

Policia ka dhënë detaje për gjetjen e mbetjeve mortore në Mitrovicë të Veriut.

Ato dyshohet se u gjetën pasi një familje gjatë gërmimit të një varri për një familjar të tyre kanë hasur në një batanije me mbetje eshtërore.

banner

Ato dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.

“PERSON I ZHDUKUR- Mitrovicë Veri / 1998-1999. Njësitet policore të DHKL-së në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një familje gjatë hapjes-gërmimit të një varri për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije me mbetje eshtërore të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy