Zemaj: Nuk e votojmë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, çështja e nënkryetarëve strategji e LVV-së

by engel

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se subjekti i tij politik nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, duke theksuar se pa marrëveshje politike nuk mbështesin asnjë kandidat.

Para nisjes së seancës, Zemaj tha se LDK-ja kërkon konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, por theksoi se përgjegjësia për sigurimin e votave i takon partisë fituese.

banner

“Pa marrëveshje politike nuk votojmë”, u shpreh ai, duke konfirmuar me “sigurisht” se do të votojnë kundër emrit të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

I pyetur nëse LDK do të votojë për kryetarin e Kuvendit dhe përbërjen e Qeverisë së re, Zemaj theksoi se do të marrin pjesë në procesin e votimit, por do të veprojnë në përputhje me qëndrimet e tyre politike.

“Ne do të marrim pjesë në votim. Votimi është i hapur. Janë tri mënyra të votimit: për, kundër, abstenim. Ne do ta zgjedhim atë të cilën e kemi përcaktim. E thashë që pa marrëveshje politike, nuk votojmë”, deklaroi ai.

Zemaj shtoi se LDK nuk i lidh vendimet me emra të përveçëm, por me marrëveshje politike që, sipas tij, duhet të paraprijnë zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve.

“Kërkojmë të kemi konstituimin e institucioneve, por për emrat e përveçëm, i takon partisë fituese edhe t’i sigurojë votat dhe të krijojë mundësitë që t’i kemi institucionet e reja, që të mos vazhdojë me bllokadën që e kishim fatkeqësisht vitin e kaluar”, tha ai.

Duke komentuar çështjen e nënkryetarëve të Kuvendit, Zemaj e cilësoi atë si “një strategji të ndërrimit të pozicioneve të Lëvizjes Vetëvendosje”, duke shtuar se kjo temë nuk do të duhej të ishte pjesë e debateve politike në këtë fazë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy