LDK kritikon VV-në për procesin e Presidentit: Konsensusi nuk ndërtohet duke imponuar emra partiak

by engel

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, duke theksuar se ky proces duhet të zhvillohet me seriozitet të plotë, përgjegjësi institucionale dhe në frymën e konsensusit që e kërkon Kushtetuta.

Sipas LDK-së, takimet e deritanishme ndërmjet subjekteve politike kanë pasur karakter konsultativ dhe kanë synuar gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e kreut të shtetit. Megjithatë, kjo parti vlerëson se konsensusi nuk mund të ndërtohet si një garë politike, ku njëra palë propozon emra dhe të tjerat ftohen vetëm për t’i votuar ata.

banner

Në reagim theksohet se konsensusi nënkupton një proces të përbashkët diskutimi dhe dakordimi për një figurë që përfaqëson unitetin institucional dhe gëzon mbështetje të gjerë parlamentare.

LDK ka kritikuar drejtpërdrejt qasjen e Lëvizja Vetëvendosje, duke vlerësuar se ajo nuk reflekton përpjekje serioze për ndërtimin e një marrëveshjeje politike, por e trajton zgjedhjen e Presidentit si një përballje politike. Sipas kësaj partie, një qasje e tillë nuk i shërben as frymës së Kushtetutës dhe as nevojës për stabilitet institucional.

Në përfundim, LDK ka shprehur keqardhje që, sipas saj, për shkak të kësaj qasjeje politike, vendi rrezikon të kalojë afatet kushtetuese dhe të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, në vend se të arrihet një marrëveshje që do të garantonte stabilitetin institucional që qytetarët e presin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy