Mbappé e gëzon Realin, rikthehet në stërvitje dhe është gati për super-duelin me Bayernin

by Nexhat

Lajm pozitiv për Real Madridin në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Kylian Mbappé është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, edhe pse ende e mban një fashë në vetull pas lëndimit të fundit, shkruajnë mediat spanjolle,

banner

Sulmuesi francez ishte në dyshim pas goditjes që e mori në ndeshjen ndaj Gironës në La Liga, ku e pësoi një çarje mbi vetullën e djathtë dhe iu desh ndërhyrje mjekësore me qepje.

Për këtë arsye, ai kishte munguar në seancat e mëparshme stërvitore.

Megjithatë, sipas raportimeve më të fundit, Mbappé është rikthyer në fushë dhe është stërvitur normalisht me ekipin, duke e mbajtur një mbrojtje (fashë) në zonën e dëmtuar.

Ky është një sinjal shumë inkurajues për “Los Blancos”, të cilët kanë nevojë për yllin e tyre në maksimumin e formës për sfidën ndaj Bayern Munich në Champions, ku do ta synojnë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit çerekfinale.

Edhe pse ende mund të ndiejë pak shqetësim, rikthimi i tij në stërvitje tregon se prania e tij në ndeshjen e ardhshme nuk është në dyshim dhe ai pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë në Munich.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy