Pezeshkian bisedon me Macronin: Irani do të negociojë vetëm sipas ligjit ndërkombëtar

by Nexhat

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka pretenduar se kërkesat e paarsyeshme të SHBA-së kanë penguar një marrëveshje në bisedimet e fundjavës midis Uashingtonit dhe Teheranit në Pakistan.

Këtë qëndrim ai e ka shprehur në një telefonatë që të hënën e ka pasur me presidentin francez, Emmanuel Macron, raporton CNN.

banner

“Ne i kemi deklaruar qartë kushtet e armëpushimit dhe mbetemi të përkushtuar ndaj tyre. Kërkesat e tepërta të SHBA-së penguan arritjen e një marrëveshjeje… Irani do të vazhdojë negociatat vetëm brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar.”, ka deklaruar Pezeshkian, citon CNN, mediat iraniane.

Ai ka thënë se kërcënimet e Trumpit rreth Ngushticës së Hormuzit do të ketë pasoja të gjera për botën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy