“Rama hodhi në kosh kërkesën për arrestimin e Lubi Ballukut”, Berisha: 60% e dosjes së saj, është dosja e tij!

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me kolegjin e kryetarëve, ku ka ngritur shqetësime për situatën politike në vend dhe ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se opozita duhet të qëndrojë vigjilente në çdo moment. “Një fjalë thotë ‘uji flen, hasmi nuk flen’. Ne duhet të themi ‘uji flen, opozita nuk flen’. Po fjeti, e merr lumi,” u shpreh ai.

banner

Ai deklaroi se mbledhja ishte thirrur për çështje të rëndësishme që lidhen me partinë dhe situatën në vend, ndërsa paralajmëroi për një përkeqësim të situatës. Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një “udhëkryq gjithnjë e më të rrezikshëm” për shkak të qeverisjes aktuale.

Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama për përfshirje në afera korruptive, duke përmendur edhe çështjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Sipas tij në dosjen e Ballukut implikimi i Ramës është i dokumentuar.

Sipas liderit të opozitës, refuzimi për të vepruar ndaj Ballukut lidhet me faktin se, sipas tij, hetimet do të çonin më pas drejtpërdrejt te kryeministri. “Në 60% të dosjes Balluku është dosja Rama,” u shpreh Berisha, duke shtuar akuzat ndaj kreut të qeverisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy