Të rinjtë në Iran kanë shprehur lodhje, frikë dhe zhgënjim për situatën e vazhdueshme të luftës.
Një i ri nga Teherani tha se ndihet “shumë i lodhur” dhe i shqetësuar për një përshkallëzim të ri, duke theksuar se rinia e tyre po kalon në kushte të vështira.
Një tjetër, nga provinca Gilan, u shpreh skeptik se palët janë të gatshme ta ndalin luftën. Ai tha se është i papunë dhe se një mik i tij humbi vendin e punës për shkak të ndërprerjeve të internetit nga qeveria raporton BBC.
Ndërkohë, një vajzë në të 20-at nga Teherani shprehu dhimbje kur krahason jetën e saj me bashkëmoshatarët në vende të tjera. Ajo tha se ndoshta gjërat do përmirësohen në të ardhmen, por jo gjatë rinisë së saj, duke shtuar se shpreson që brezi i ardhshëm të ketë një jetë më të mirë.

